Mbretëresha Elisabetë II fjalim të rrallë për popullin: Të bashkuar e kapërcejmë këtë situatë
Mbretëresha Elisabetë II fjalim të rrallë për popullin: Të bashkuar e kapërcejmë këtë situatë
5 Prill 2020
Mbretëresha Elizabetë II në një fjalim historik për popullin britanik, i ftoi njerëzit që të bashkohen në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit.
Duke folur nga Kështjella e Windsor, ku monarkja 93-vjeçare po izolohet me Princin Filip, ajo u tha miliona britanikëve që shikonin nga shtëpia: “Nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, atëherë do ta kapërcejmë këtë situatë.”
Ndërhyrja e jashtëzakonshme e Madhërisë së saj është vetëm hera e pestë që ajo i është drejtuar kombit gjatë mbretërimit të saj 67-vjeçar dhe vjen ndërsa numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga pandemia e shkon në 5000, me 621 vdekje të reja vetëm këtë të diel.
Ajo kujtoi frymën e Luftës së Dytë Botërore, duke përsëritur fjalët e famshme të Dame Vera Lynn ndërsa i premtoi kombit: “Ne do të takohemi përsëri”.
Monarkja shprehu lëvdatat e saj të veçanta për Shërbimin Britanik të Shëndetit Publik (NHS), duke falënderuar punonjësit shëndetësorë për punën dhe sakrificën e tyre në betejën kundër virusit.
Ajo tha: “Dua të falënderoj të gjithë në vijën e parë të NHS, si dhe punonjësit e kujdesit dhe ata që kryejnë role thelbësore, të cilët në mënyrë vetmohuese vazhdojnë detyrat e tyre të përditshme jashtë shtëpisë, në mbështetje të të gjithëve”. “Jam i sigurt se kombi do të bashkohet me mua për t’ju siguruar se ajo që bëni ju vlerësohet dhe çdo orë e punës suaj të vështirë na sjell më pranë kthimit në kohë më normale”, tha Mbretëresha Elizabetë.
Fjalimet e Mbretëreshës janë diçka vërtet e rrallë i saj. Gjatë 67 vjetëve në krye të fronit mbretëror, ajo i është drejtuar vendit vetëm 5 herë; mes të tjerash në 1941 kur filluan bombardimet mbi Britaninë, në 1991 gjatë luftës së Gjirit, në 1997 përpara varrimit të princeshës Diana, apo edhe dhe 2002 me rastin e vdekjes së Nënës Mbretëreshë.
©Copyright Gazeta SHQIP