Foto: Mozaiku i Arapajt

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, zbatoi projektin për mbulimin e mozaikut të Bazilikës së Shën Mëhillit në Arapaj, të qytetit të Durrësit.


Bazilika është monument kulture i kategorisë së parë shpallur me vendim nr. 8, datë 18.02.1987.
Monumenti, datohet në shek. V Pas. Kr., rreth viteve 20 – 30 faza e parë e bazilikës.
Faza e dytë përfshin shek. XII – XIV Pas. Kr., përcaktojnë shndërrimin e këtij ndërtimi njëherësh me kishën dhe varrezat. I takon tipit të bazilikave tri konke dhe me transept, që zhvillohet sipas një plani gjatësor lindje perëndim (65 x 28 m) e përbër nga bema, naosi, atriumi dhe ambjentet anësore.

Absida lindore karakterizohet nga diametri i saj 7 m, dhe me trashësi muri 1.5 m.
Dy absidat e tjera në anë nga veriu dhe jugu, janë më të vogla. Në bemë përpara presbiterit, ruhen mbetjet e altarit. Bema si dhe altari kanë qenë të trajtuara me kolona, pilastra me harqe, mbeturinat e të cilave janë gjetur in situ. Naosi ndahet në tre nefe. Nefi qëndror ndahej prej nefeve anësor me arkada.