Mbulohet nga bora qyteti i Korçës. – Temperaturat zbresin në ekstrem.
31 Janar 2023
Qyteti i Korçës është mbuluar nga dëbora sapo ka nisur dita.
Reshjet kanë nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa temperatura mesatare shkon deri në -3.
Aksi Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Plloçës po kriposet, pasi po ashtu është përfshirë nga reshjet.
Ndërkohë, kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore.