Mbushet Infektivi, tetë ambulanca shërbejnë për pacientët në oborrin e spitalit

08/11/2020

Kështu u zgjua këtë të dielë spitali Infektiv.  Për shkak të tejmbushjes së tij, 8 autoambulanca me pacientë të sëmurë me Covid  brenda ofrojnë shërbim ambulator në oborrin e Infektivit pasi nuk ka shtretër bosh.

Ndërkohë infeksionet vazhdojnë të rriten. Ministria e Shëndetësisë raportoi një ditë më parë 495 raste të reja me Covid-19, ndërsa 8 qytetarë humbën jetën.

Po sipas Ministrisë në tre spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, ku 9 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

OraNews