kryeministria

“Mbushni magazinat” Qeveria u ofron garanci sovrane bizneseve në zinxhirin e mallrave të shportës

30 Mars 2022

“Mbushni magazinat” Qeveria u ofron garanci sovrane bizneseve në

Kryeministri Edi Rama takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës

Qeveria ofron garanci sovrane për të gjithë ata që janë përfshirë në zinxhirin e ushqimit dhe lëndës bazë. Kjo u bë e ditur në takimin me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës që mbajti sot paradite kryeministri dhe ministrja Delina Ibrahimi.

“Ne mirëkuptojmë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim por dhe të përgjithshme. Dakord që ne do të investojmë për të siguruar në vijimsi rezerva. Ne kemi vendosur garancinë sovrane për ju që ju ta merrni e ta përdorni me garanci të plotë të shtetit çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizikm se zakonisht për ta pasur në çdo rast afatgjatë, sepse sot për sot të gjithë furnizimet, me mirëkuptimin e shkruar jo me fjalë që çdo gjë që do të mbetet do ta marrë shteti. Nuk do ju mbetet e pashitur dhe do të humbisni paratë tuaja.”

Nga OraNews