
Mbyllet numërimi i votave per Tiranen, kryeson Këlliçi. – Gara në balotazh
5 Dhjetor 2022
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjitha degët e PD në Tiranë.
Gara ka shkuar në balotazh, megjithëse në këtë garë ka kryesuar Belind Këlliçi.
I dyti është renditur Ilir Alimehmeti, ndërsa i treti Gerti Bogdani.
Gara do të shkojë në balotazh mes Këlliçit dhe Alimehmetit, e cila do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor.
Rezultati:
Belind Këlliçi – 4040 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Nga: CNA.al