Mbyllet pas 4 orësh mbledhja e grupit PD: – Kërkohet dorëheqja e Bashës dhe rihapjen e garës për kryetar.
Mbyllet pas 4 orësh mbledhja e grupit PD: – Kërkohet dorëheqja e Bashës dhe rihapjen e garës për kryetar.
8 Mars 2022
Mbledhja e cila nisi rreth orës 20:30 (7 Mars 2022) në selinë e PD-së u mbyll 30 minuta pas mesnatës te dates 8 mars.
Ka përfunduar pas gati 4 orësh mbledhja e grupit parlamentar në selinë e PD-së e cila kishte në fokus humbjen e zgjedhjeve në 6 Bashki të vendit të dielën e 6 marsit 2022.
Në oborrin e selisë PD, për gazetarët, Agron Gjekmarkaj përsëriti dhe një herë se kishte dhënë dorëheqjen dhe se humbjen katastrofike nuk e kishin pritur.
“Dhashë dorëheqjen nga funksionet e mija. Unë mbaj përgjegjësi aq sa më takon. Rezultati ishte katastrofik, askush nuk e kishte menduar këtë rezultat” tha Gjekmarkaj.
Pas mbylljes së mbledhjes Gjekmarkaj ka qenë i vetmi që ka dhënë një deklarate duke u shprehur se qëndrimin e tij dhe përgjegjësite e tij i ka mbajtur duke dorëzuar të gjitha funksionet.
Deputetët demokratë duket se nuk e kanë kapërdirë dështimin e radhës në zgjedhje e aq më pak deklaratën publike të kryetarit Lulzim Basha se nuk ka humbur asnjë garë.
Ata kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe rihapjen e garës për kryetar.
“Ti hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa të bëjnë një hap prapa” ka thene Helidon Bushati.
Debatet në PD/ Deputetët nuk kapërdijnë humbjen, Xhaferraj e Bushati i kërkojnë dorëheqjen, Basha: S’kam humbur, i kanë vjedhur
Të gjitha zhvillimet sot në selinë e PD-së janë ndjekur nga gazetarja e Ora News, Katerina Hysenllari.
Nga OraNews