Mbyllet protesta e opozitës, Basha thirrje shqiptarëve: Bëhuni gati për…

21 shkurt 2019

Ka zgjatur pak me shumë se tre ore protesta masive e opozites. Ndryshe nga protesta e së shtunës, para Kryeministrise, protesta e sotme kaloi e qete dhe pa asnje incident.

Protesta nisi në sheshin përpara parlamentit e më pas me kërkesë të Kreut të PD-së, Basha u zhvendos drejt Kryesisë së Kuvendit për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës. Më pas protestuesit, të udhëhequr nga Basha u spostuan drejtë selisë blu nga ku Basha, në një fjalim të mbajtur përpara tyre, mbylli protestën me thirrjen se tashmë do ajo do të shpërndahet në të gjithë vendin.

Fjala e Bashes 

“Opozita sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme ne jemi qytetarët të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet deri sa destinacioni evropian i vendit të bëhet realitet. Deri sa ta largojmë kryehajdutin dhe qevrinë e  e tij kriminale, Rama ik.

Në çdo cep të Shqipërisë le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme dhe popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, largimin e Maduros dhe për të rikthyer në çdo vatër besimin se e nesërmja po vjen, po miq Shipëria do të ketë të ardhme dhe kjo nuk i takon kriminaleve, Nicave, Shullzëve, narkotrafikantëve, oligarkëve hajdutë që u kanë hequr bukën e gojës fëmijëve tuaja, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Ramës dhe bandës së tij hajdute.

Shqipëria do të ketë të ardhme dhe kjo do të jetë e juaja, njerëzve të nd3ershëm që duan ti japin fund dhe do ti japin fund padrejtësisë, pandëshkueshmërisë, parlamentit të krimit për krimin nga krimi dhe do ti japin fund si i dhamë sot dhe së bashku me vullnetin tuaj me zgjedhje evropiane do të kemi një qeveri të popullit për popullin dhe nga populli. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, Liri Demokraci. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë Shkodër Vlorë, Shkodër, Dibër Tropojë, Sarandë anembanë vendit“, tha Basha.

Panorama.