Mbytet anija me emigrantë në Greqi, numërohen 60 të zhdukur
1 Nentor 2022
Një operacion kërkim-shpëtimi në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në zonën detare të ngushticës së Kafireas në Evian Jugore, pas fundosjes së një anije me gjithsej 68 emigrantë sipas informacioneve fillestare të disponueshme nga nëntë të shpëtuarit.
Një mjet në det të hapur i rojes bregdetare zbuloi dhe arrestoi 9 të huaj që ndodheshin në ishullin shkëmbor Mandilos.
Sipas dëshmive të para të emigrantëve të shpëtuar, në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 68 persona, të cilët kishin nisur udhëtimin për në Greqi nga brigjet e Smirnës.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit, janë përfshirë një varkë dhe një helikopter i Rojës Bregdetare, si dhe dy anije lundruese, të cilat janë në kërkim të 59 të zhdukurve të mbetur në afërsi të ishullit Arapi.
Gazeta Shqip