
Mbytja e anijes me emigrantë në Itali, shkon në 60 numri i të vdekurve
26 Shkurt 2023
Numri i përkohshëm i të vdekurve nga mbytja e anijes së mbrëmshme në brigjet e Kalabrisë është gjashtëdhjetë, por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet.
“Kjo tragjedi duhet të çojë në marrëveshje në mbarë BE-në me vendet e largimit të emigrantëve.
Ndihma duhet të rritet, me vetëdije se paratë nuk duhet t’u jepen diktatorëve apo kujtdo që nuk i përdor për zhvillim”, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani
“Duhet të bëhen marrëveshje për ndalimin e nisjeve dhe kjo nuk kërkon vetëm kontrollin e kufijve detarë të këtyre vendeve.
Shpresoj që në nivel europian të kuptojnë se ky nuk është një nazist italian”, shtoi ministri i Jashtëm italian.
Gazeta Sot