‘McGonigal’”: – Autoritetet amerikane kanë zbarkuar në Shqipëri, do i shkojnë deri në fund…
20 Shkurt 2023
Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, është shprehur se SPAK duhet të kishte nisur hetimet për aferën “McGonigal”.
Komentet Zeka i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se në Shqipëri dhe Kosovë kanë mbërritur pjesëtarë të autoriteteve amerikane, për të hetuar për çështjen në fjalë, pasi sipas tij ata do i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.
Zeka tha se megjithëse afera me ish-agjentin e FBI-së është një çështje e një rëndësie të madhe, në Shqipëri kjo nuk përbën lajm, pasi sipas tij ne jemi një popull “Big Brother-i”.
“Kemi një problem të madh te Berisha dhe Meta. Ata për shkatërrimin e opozitës po nxjerrin si figurë qëndrore Bashën. Me këtë problem duhet të merret drejtësia. Sigurisht që SPAK duhet të kishte nisur hetimet, pasi McGonigal ka një kompani të regjistruar në Shqipëri, bashkë me Nezën dhe atë tjetrin. Paratë me shumë mundësi janë marrë nga kompanitë në Shqipëri. Është e mjaftueshme që SPAK të kishte nisur hetimet. Për një aktivist të Vetëvendosjes, është marrë në pyetje nga Prokuroria për një problem të shumë viteve më parë.
Unë jam në kontakt ditor me gazetarët amerikane, që kanë shkruar për skandalin McGonigal në Shqipëri. Pavarësisht në çfarë pozicioni ndodhet një gazetar në Shqipëri, kanë dezinformuar edhe gazetarët atje. Ekziston një informacion vetëm që një grup mashtruesish, i lidhur me një personazh që jeton në Bruksel, kanë zhvatur 2 biznesmenë rusë.
Kam pak a shumë edhe si këshillë për kolegët e mi gazetarë. Përderisa FBI dhe autoritetet e drejtësisë amerikane nuk e kanë marrë të pandehur Agron Nezës që dorëzoi paratë te McGonigal, si mund të merret në pyetje kryeministri Rama. Për në vendin tonë unë mendoj që përderisa jemi një popull i Big Brother-it, mos mendo që ka ndonjë efektë afera McGonigal. Te ne lajmi nuk përbën lajm. Rama brenda Shqipërisë po e ndjen veten si pasha. Autoritetet amerikane kanë zbarkuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe do i shkojnë deri në fund kësaj çështje.
Përse amerikanët nuk e morën në pyetje Sali Berishës përpara se të shpallej “non grata”. Nëse kryeministri ka bërë çfarë do gjëje për të goditur opozitën, mendoj se do të ndëshkohet nga SHBA. Kryeministri shqiptar është shumë “Cool” dhe nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Rama nuk po ndihet i shqetësuar për afera shumë të mëdha brenda Shqipërisë dhe nëse nuk përballet me akuza që një njeri të thotë që “Rama më ka dhënë kaq para për të goditur opozitën”.
Rama duhet të rrëzohet me skandalet e brendshme. Qofsha i gabuar, por po doli Rama dhe të thotë që e kam takuar shefin e FBI-së, pse mos ta takoja, Rama e ndien veten shumë komodë”, është shprehur Zeka.