“McGonigal – Edi Rama” në SPAK? Ish-prokurori: – Letërporosia nga SHBA është dërguar
2 Prill 2023
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi, i ftuar në emisionin “Revieë”, në Euronews albania u shpreh se është i sigurt që SHBA ka dërguar një letërporosi në SPAk për çështjen McGonigal.
Sipas ish-prokurorit SPAK duhet ta ketë nisur patjetër një hetim për këtë çështje pasi nga SHBA ka arhdur një dokument zyrtar ku konfirmohen fakte penale të realizuara në Shqipëri. “Akuza e jurisë së madhe të shtetit të Kolumbias. Pra kemi një dokument zyrtar të autoritetit zyrtar të autoritetit gjyqësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë dokument zyrtar konfirmohet fakti, apo ka fakte penale të kryera në territorin e Shqipërisë të cilat cenojnë interesin e shtetit shqiptar. Në këtë moment, në gjykimin tim, prokuroria, SPAK duhet të kishte regjistruar procedimin penal.
Unë jam i sigurt që prokuroria e ka regjistruar procedimin penal. Jam i sigurt që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dërguar një letërporosi. Në gjykimin tim profesional është e pamundur të mos ketë filluar hetimi”,- tha për Euronews Albania ish-prokurori i krimeve të rënda Besnik Muçi.
Gazeta Sot