Më 13 Korrik 1941 në Prizren arriti Misioni i parë arsimor në Kosovë, A duhet nje Monument.
Më 13 Korrik 1941 në Prizren arriti Misioni i parë arsimor në Kosovë, A duhet nje Monument.
Nga: Rexhep Rifati
Në 80- vjetorin e Misionit të parë shkollor në Kosovë, a mund të ngrisim në Prishtinë një lapidar?! (29)
Me vendimin e Ministrit të Arsimit, Ernest Koliqit, më 13 Korrik 1941 në Prizren arriti Misioni i parë arsimor në Kosovë, në krye me Ali Hashrovën, shoqëruar nga 70-80 arsimtarë, me rastin e 80 vjetorit të kësaj ngjarje madhore për ngritjen e shkollës shqipe në Kosovë, a mund të kemi së paku një lapidar.- Ju bëj apel institucioneve, shoqatave të arsimtarëve e të shkrimtarëve, akademive, por edhe mërgimtarëve për mbështetjen një nisme, pa premisa partiake apo ideologjike, meqenëse këtë ia kemi borxh atyre qindra mësuesve dhe pasardhësve të tyre
Shkruan: Rexhep Rifati
Sot, në një mujorin e fillimit të këtij fejtoni, duke shfletuar disa nga të dhënat që arrita të siguroj, falë edhe kontributeve, shkrimeve apo edhe propozimeve që më ofruan familjarët e mësuesve që shërbyen në Kosovë dhe trojet tjera etnike, por edhe miqtë e mi dashamirë të shkollës shqipe, arrita te ideja që duhet ta shënojmë këtë ngjarje, sepse jo vetëm si komunitet, por edhe si gjeneratë u kemi shumë borxh të gjithë atyre që edhe në kushtet e një pushtimi të trojeve tona, arritën të bëjnë një organizim aq brilant përmes dërgimit të mësuesve anë e këndë trojeve shqiptare, duk i vunë kështu themelet e para të shkollës shqipe dhe jo vetëm kaq, me këtë projekt madhor jo vetëm që forcuan vatrat e para dë diturisë, por edhe idealin kombëtar dhe ndjenjën e atdhedashurisë.
Mjafton me këtë rast të kujtojmë arritjen e Misionit të parë shkollor në Kosovë, cituar nga vet kryetari i këtij misioni, profesor Ali Hashrova, më 13 Korrik 1941 në Prizren, shoqëruar me 70-80 arsimtarët e parë: “Kudo që vajtëm na pritën me gëzim e entuziazëm sikur po u zbriste Perëndia nga qielltë”… Fryma shqiptare po buçet në të gjitha anët e Kosovës . Sundimi i rëndë serb jo vetëm nuk e ka përulur shqiptarësinë e krenarinë e këtij populli, por e ka forcuar ca më tepër ( Nga Arkivi personal i Ali Hashrovës)
Deri në shënimin e kësaj ngjarje, poqese mbretëron vullneti i mire e gatishmëria, nuk kanë ngel më shumë se 7-8 muaj, ndaj edhe nga pozita e një qytetari e mërgimtari, por edhe e një kronisti të moshuar në prag të 80-tave, kur edhe filloi edhe ky mision, ju bëj apel gjitha institucioneve përkatëse që të gjejnë forma për shënimin e e ardhjes së këtij misioni, për të kujtuar e nderuar njëherësh edhe ata qindra mësues që për herë të parë në qytete e fshatra, jo vetëm në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Sanxhak e Mal të Zi, u shpërndan si flakadan në mësimet e para të ABC-së sonë të shenjtë, që gjitha pushtimet e mëparshme i patën vënë pranga duke e dënuar mësimin përmes shkollave të gjuhës sonë të bukur shqipe.
Huazuar nga FB: Arben Llalla.