“Më 13 tetor vetëm zgjedhje lokale”-Aleati i Bashës: Nuk mund ta tradhtojmë këtë ide të madhe duke mos larguar…
“Më 13 tetor vetëm zgjedhje lokale”-Aleati i Bashës: Nuk mund ta tradhtojmë këtë ide të madhe duke mos larguar…
17 korrik 2019
Edhe pse Presidenti Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të trefishta, aleatët e Partisë Demokratike thonë se në 13 tetor mund të mbahen vetëm ato lokale.
“Për zgjedhje administrative edhe mund të mbahen. Për sa i përket zgjedhjeve për President, është tjetër gjë. Duhet ndryshuar Kushtetuta. Unë mendoj se data 13 qershor është e papërshtatshme”, tha Shehi për Klan.
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu thotë se më parë duhen plotësuar kushtet e opozitës, nga largimi i Kryeministrit Rama deri tek reforma e thellë kushtetuese.
“Minimalisht deri në 1 vit, një lloj qeverie tranzitore. Ne u kemi premtuar shqiptarëve zgjedhje me një sistem të ri zgjedhor, me një Kushtetutë të re që do të balancojë institucionet dhe me një klimë të re ku zgjedhjet nuk do t’i bëjmë me banditët e Edi Ramës. I kemi premtuar praktikisht zgjedhje pa Edi Ramën dhe deri më sot nuk kemi ndonjë avancim, përveç opinionit popullor. Ndryshe i biem që ta tradhtojmë këtë ide të madhe”, deklaroi.
Dhe zgjidhja, sipas aleatëve të opozitës, vjen përmes një marrëveshje të madhe politike me garanci ndërkombëtare.
“Basha me ndërkombëtarët duhet të jenë garanci e kësaj pune. Ne e dimë fort mirë që e gjitha kjo kalon nëpërmjet një marrëveshje të madhe politike por që të bëjmë zgjedhje sa për të larë gojën unë besoj se nuk ka ndonjë vlerë”, theksoi ai.
Sikundër Lulzim Basha, edhe Dashamir Shehi është kundër lirimit të zyrave nga kryebashkiakët e djathtë dhe i kujton Kryeministrit se të zgjedhurit e mazhorancës nuk mund të marrin detyrën pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese.
“Ai me pushkë, me kriminelë mund të bëjë çdo gjë. Ne presim që t’i jepet një interpretim definitiv nga OSBE/ODIHR a i njohin apo nuk i njohin këto zgjedhje. Ne do të presim që të bëhet e bekuara Gjykatë Kushtetuese, të vendosë a është i vlefshëm ky dekret”, shtoi.
Protestat në këto muaj vere duken larg, por Shehi thotë se Shtatori do ta gjejë sërish në sheshe opozitën me qytetarët.
Gazeta Panorama