
Më 17 janar, hidhen në treg kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë
Më 17 janar, hidhen në treg kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë
23 Dhjetor 2021
Banka e Shqipërisë bën me dije se në duart e qytetarëve, nga 17 janari i vitit të ardhshëm do të qarkullojnë dy kartëmonedha të reja.

500 Lek
Bëhet fjalë për prerjet 500 dhe 2000 lekë, të cilat do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale dhe janë të dizajnuara me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.
Në qershor 2021, u hodhën në qarkullim dy prerje të tjera – 1000 dhe 10.000 lekë.

2000 Lek
Gazeta Dita