“Më 8 dhjetor vetëm me flamuj kombëtar”- Presidenti Meta: Do zbres në shesh dhe nuk iki prej aty, derisa…

25 nentor 2019

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e 8 dhjetorit, ndërsa tha se ai vetë do të zbresë në shesh dhe se nuk do të lëvizë nga aty, deri sa parlamenti të zbatojë detyrimin kushtetues për zhvillimin e referendumeve.

Sipas Presidentit, politika e ka bllokuar qëllimisht zhvillimin e referendumeve në këto 21 vite, ndërsa theksoi se me këtë klasë politike, shqiptarët janë të pashpresë.

Në 21 vite nuk kemi asnjë referendum, sepse politika e ka bllokuar qëllimisht. Ndaj dhe unë, si President i Republikës kam vendosur pas përpjekjeve për dialog me opozitën, qeverinë, Kuvendin, të zbresë në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, derisa t’i kthejmë popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojmë Parlamentin për të zbatuar këtë të drejtë kushtetuese.

Shqiptarët janë të pa shpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe pas disa viteve këtu nuk do të ketë më shqiptarë. Presidenti ka këtë qëndrim: me dele deputetët nuk ka asnjë shqetësim. I ka respektuar. Presidenti ka vetëm një raport vetëm me popullin shqiptar. Më 8 dhjetor vetëm me flamuj kombëtar dhe jo flamuj partiak.”, tha Meta.

Gazeta Panoama