“Me çfarë do i zëvendësoni gratë e fasonerive”- Deklarata e Ramës, Tedi Blushi publikon reagimet e qytetarëve: Urrejtja e popullit po shpërthen
17 Mars 2023
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka publikuar disa komente të paselekturara në një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku kryeministri Edi Rama flet për pagat e punonjëseve të fasonerive.
Blushi shkruan se urrejtja dhe zemërimi i popullit po shpërthen duke theksuar se shiptarët po e përbuzin dhe refuzojnë masivisht propagandën e rreme të Ramës.
“Urrejtja dhe zemërimi i popullit po shpërthen! Shqiptarët po e përbuzin dhe po e refuzojnë masivisht propagandën e gënjeshtërt, mashtrimet dhe banalitetin e humorit pervers të Edi Ramës!
Komentet e qytetarëve të lirë dhe të lodhur nga kjo keqqeverisje flasin vetë! Ky model duhet dhe do të ndëshkohet nga shqiptarët më 14 Maj!”, shkruan Blushi.
Gazeta Panorama