27 Dhjetor 2024

Në një emision televiziv ishin të ftuar deputetët Enekelejd Alibeaj dhe deputeti Agron Shehaj, përkatësisht kryetar i partisë Djathtas 1912 dhe kryetar i partisë Mundësia.

Alibeaj tha se “Djathtas 1912” mund të bashkëpunojë me PD-në, por jo me “elementë që sulmojnë SPAK ose që kanë probleme me aleatët e mëdhenj të Shqipërisë”.

Ndërsa, Shehaj tha se Partia Mundësia shkon e vetme në zgjedhje.

Enkelejd Alibeaj: Ne përjashtojmë bashkëpunimin me maxhorancën. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD, por jo me elementë, që kanë probleme me aleatët tanë dhe që sulmojnë drejtësinë.

Agron Shehaj: Ne nuk bëjmë aleancë me asnjë forcë politike, do hyjmë vetë në zgjedhje.