14 Shkurt 2025

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pas grabitjes së 100 mijë eurove në banesën e mjekes infeksioniste Zhaneta Doçi. Të dyshuarit, Frederik Shkambi, 27 vjeç, dhe Mikel Gjoni, 34 vjeç, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim për kryerjen e kësaj grabitjeje me pasoja të rënda.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, Policia ka sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë dhe 5 palë targa automjetesh, ndërsa tek Gjoni është gjetur edhe një sasi e dyshuar e lëndës narkotike cannabis sativa. Përveç akuzës për “Vjedhje me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”, 34-vjeçari akuzohet edhe për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.