Me mesazhe të forta dhe pjesëmarrje masive/ Mbyllet protesta e opozitës
20 Shkurt 2024
Pjesëmarrja në këtë protestë ishte e madhe me dhjetëra mijëra qytetarë që zbarkuan në shesh për të protestuar kundër regjimit të Edi Ramës.
Opozita ka mbyllur fjalimet në protestën e zhvilluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Mesazhe të forta u përcollën nga lideri Sali Berisha si dhe grupi i deputetëve.
Protesta u zhvilluar në të njëjtën ditë që shënon rrëzimin e bustit të ish diktatorit Enver Hoxha.
Protestuesit mbushën rrugët dhe bulevardin.