Më pak se një orë nga mbyllja e votimit. – Procesi i zgjedhjeve në Shkodër pa incidente dhe problematika, të rinjtë indiferentë
Më pak se një orë nga mbyllja e votimit. – Procesi i zgjedhjeve në Shkodër pa incidente dhe problematika, të rinjtë indiferentë
– 06.03.22
Në orët e fundit ka pasur një shtim të numrit të qytetarëve të cilët i janë bashkuar qendrave të votimit për të votuar. Gjithashtu ende janë duke u paraqitur qytetarë për të shprehur vullnetin e tyre.
Sekretari i Komisioni në një qendër votimi në Shkodër u shpreh të rinjtë janë treguar indiferentë dhe mosha mesatare e votuesve është 60-vjeç.
“Qendra ka 522 persona dhe janë paraqitur për të votuar 22%. Ndërsa në zgjedhjet e mëparshme ka pasur një paraqitje rreth 28%. Ndërkohë gjatë ditës së sotme ora 11:00 dhe ora 16:00 kanë qenë oraret me numrin më të lartë të votuesve. Mosha mesatare e votuesve është diku tek 58-60 vjeç, ndërsa është vënë re se të rinjtë janë treguar indiferentë, kjo edhe për shkak se shumë prej tyre kanë ikur jashtë. I gjithë procesi ka vijuar normalisht dhe ka pasur një bashkëpunim të lartë”, u shpreh ai.
Gazeta Shqiptare