Me praninë e policëve dhe kundërshtinë e banorëve, vijojnë shembjet në Baldushk

16/11/2020

Paraditen e sotme ka nisur shembja e magazinave në fshatin Mustafa Koç të Baldushkut, të Tiranë megjithë kundërshtitë e banorëve të zonës.

Aksioni po kryhet në prani të policisë së shtetit.

Banorët thonë se shembjet po bëhen pa të drejtë pasi ata janë në proces gjyqësor.

I nxjerrim letrat, por nuk i marrin parasysh. Ato kanë nisur shembjen pa të drejtë. Avokati na thotë mos i lini pasi aksioni është I paligjshëm. “Na morën para si bagëti, zaptuan dhe i hapën rrugë fadromave”

Ata banorë që kundërshtojnë thonë se nuk kanë bërë rezistencë pasi ndihen të pafuqishëm, ndërsa letrat që vërtetojnë se janë në proces gjyqësor janë shpërfillur.

Bashkia e Tiranës mësohet se këto ambiente do i përdorë për ndërtimin e godinave për të strehur të pastrehët e mbetur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Tv OraNews