13 Dhjetor 2023

Gazeta e njohur britanike “The Telegraph” në seksionin e saj “udhëtime”, ka publikuar një shkrim për Shqipërinë me titullin “15 gjëra që mund të mos i dini për Shqipërinë”. Shkrimi është publikuar në vitin 2016-të me rastin e 104-vjetorit të pavarësisë nga Perandoria Osmane.

1.Shqiptarët nuk e quajnë vendin e tyre Albania, por Shqipëri.

2.Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, se sa brenda kufijve.

3.Nuk ka orare për autobusët

4.Kanë fituar një çmim Nobel për Paqen.

5.Buzëqeshja dhe lëvizja e kokës kanë domethënie të ndryshme në Shqipëri.

6.Është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore sipas OKB.

7.Ka qenë një ishull komunist.

8.Po kthen bunkerët e ushtrisë në pikë tërheqëse për turistët.

9.Një shofer në Shkodër në vitin 1995 u gjobit për semaforin pa pasur të tillë.

10.Kanë një mbret të dalë nga “veza”.

11.Lord Bajroni ishte fans i Shqipërisë.

12.Është plot për plot me lule.

13.Nuk kanë asnjë medalje Olimpike.

14.Dikur ishte ‘kryeqyteti i kanabisit në Evropë’.

15.Ka një nga qytetet më të bukura në Evropë.

Alfapress.al