Më ‘skifterin’ që vrojton nga lart, Artan Hoxha hyn të territorin ‘e ndaluar’ të parcelave me kanabis dhe paralajmëron: Do ndodhë në ditët në vazhdim
Më ‘skifterin’ që vrojton nga lart, Artan Hoxha hyn të territorin ‘e ndaluar’ të parcelave me kanabis dhe paralajmëron: Do ndodhë në ditët në vazhdim
18 KORRIK 2020
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga territoret e mbjella me kanabis në një luginë rrëzë vargmalit Trebeshinë-Dhembel-Nemerçkë.
Hoxha në ditët në vazhdim ka njoftuar se do të sjellë një material të plotë për shikuesit në lidhje me kultivimin e kanabisit në vend, për të cilat policia thotë se është duke kryer kontroll intensiv, me dron, në gjithë territorin.
Postimi i Hoxhës
Narcokulture 2020 ????☠️????☠️????☠️????☠️
Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen.
Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen…
Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone????????????
Hapi 1)-Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi.
Hapi 2)-Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise…
Hapi 3)-Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines…
Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat “te mire”, jane te “zinjte” e murrme ????????????
Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke..
Ne ditet ne vazhdim, nje material i plote, ne ABC NEËS, per sezonin e narcokultures 2020.
I vetmi sektor, qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi…
Si ka thene komandanti:
“jo se nuk ka pune, por nuk kemi profesioniste”..????
Ne rastin konkrete batuta eshte:
“Kur ka profesioniste, i gjejne pune vetes”…