
Me statutin e Berishës, Alibeaj është i shkarkuar, gazetarët e pyesin: – Do lirosh zyrën apo përforcosh bravat?

Enkelejd Alibeaj
Me statutin e Berishës, Alibeaj është i shkarkuar, gazetarët e pyesin: – Do lirosh zyrën apo përforcosh bravat?
25 Mars 2022
Me miratimin e statutit të Berishës nga Gjykata sot Komisioni i Rithemelimit ka marrë në dorë Partinë Demokratike dhe Enkelejd Alibeaj, aktualisht kryetar i komanduar në PD shkarkohet nga detyra.
Kuvendi i 11 dhjetorit mori vendim për shkarkimin e kryetarit, nënkryetarëve dhe të kryesisë së PD-së dhe autorizoi Komisionin e Rithemelimit si i vetmi organ në krye të PD-së.
Por a do ta lirojë Alibeaj zyrën?
Pyetjes së gazetarëve, çfarë do të bëjë Alibeaj? Do të lirojë zyrën apo përforcojë bravat?
Alibeaj nuk iu përgjigj por tha se do të ankimohej vendimi i gjykatës.
“Do bëjmë ankimin është e drejta jonë” tha Alibeaj.
Nga OraNews