Më të mëdha se piramidat e Egjiptit, varret 1600-vjeçare në formë vrime çelësi.
Më të mëdha se piramidat e Egjiptit, varret 1600-vjeçare në formë vrime çelësi.
Legjenda thotë se për të krijuar varret “kofun”, ditën punonin njerëzit dhe natën perënditë.
Të ngjashme për nga përdorimi me piramidat e Egjiptit, këto varre, të cilat kanë ekzistuar që 1600 vite më parë nëpër Japoni, ishin një mënyrë për të shprehur pushtetin e personit që varrosej brenda tyre.
Të mbrojtura nga UNESCO, shumë prej tyre nuk janë lejuar të hapen e të gërmohen nga arkeologët, ndaj mbeten një mister i madh.
Ato çfarë e ngacmojnë edhe më shumë kureshtjen, janë përmasat e këtyre monumenteve, që për nga sipërfaqja janë më të mëdha se piramidat e Egjiptit.