Me vendimin e kryesisë, Basha përjashtoi 4 deputetë dhe pezulloi 6 të tjerë
Me vendimin e kryesisë, Basha përjashtoi 4 deputetë dhe pezulloi 6 të tjerë
Nga OraNews
11 Janar 2022
Në listën e 9 emrave të përjashtuar nga PD me vendim të kryesisë PD mbrëmë ndodhen dhe emrat e 4 demokratëve që kanë mandat deputeti.
Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho.
Ndërkohë që në listën 19 e emrave të pezulluar janë emrat e 6 demokratëve që kanë mandatin e deputetit. Ata janë Belind Këlliçi, Edi Paloka, Agron Shehaj, Luan Baci, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.
Vendimi erdhi pas 8 orë diskutimesh ku u analizua protesta e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në ambientet e selisë blu, thuhet në deklaratën për median.
Akademiku, Artan Fuga, në një reagim për vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike thotë se Lulzim Basha i dhuroi Berishës grupin e vet parlamentar. Lexo
“Nderi lahet me nder!” Artan Fuga: Lulzim Basha i “dhuroi” Sali Berishës grupin e vet parlamentar
“Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;
Kryesia e PD përjashton përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit
Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;
“Kam vendosur të distancohem pak”, Evi Kokalari tërhiqet nga angazhimi politik në Shqipëri
Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të parties,
Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike” thuhet në deklaratën për mediet.