27 Janar 2025

Në “Drejt” nga Luan Rama, Artur Meçollari, ish-ushtarak tha se duhej një tender i hapur me kompani evropiane lidhur me dhënien e ishullit të Sazanit.

Meçollari: Çështja është ligji. Po të marrim rastin e Sazanit meqë jemi fokusuar aty. A ka shkelje ligji? Po ka shumë shkelje ligjore të pastra.

Është shkelur marrëveshje e Asociim Stabilizimit sepse tendera në marrëdhëniet publike duhet të jenë të hapura me të gjithë kompanitë Evropiane me bazë në Shqipëri, pra nuk mund të bëhet më tender të drejtpërdrejtë.

Është njëlloj si rasti me Porti ne Durrësit që gjendjet sot në Gjykatë Kushtetuese.

Qeveri është e detyruar që të çojë atje ujë dhe drita dhe të heqë mbetjet apo të shtrojë rrugët. Të gjithë këto bëjnë deri në 300 milionë euro.

Do të kalojnë të gjitha nën ujë. Të gjithë këto u bënë pa tender. Gjykata Kushtetuese mund të thotë se është shkelje ligjore, jo, është shkelje Kushtetuese. Presidenti nuk është pyetur.