Medalja artistike “Gherg Kastrioti A Skanderbegu – Mbret i Shciperise”, e vitit 1912, gdhendur nga skulptori Heinrich Kautsch. –
Nga: Aurenc Bebja. –
Në veprën me titull “L’Albania” të Vico Mantegazza, botuar në vitin 1912, në Romë, nga shtëpia botuese “Bontempelli e Invernizzi”, gjejmë në faqen n°17, një portret të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mundësuar nëpërmjet medaljes artistike të skulptorit Heinrich Kautsch.
Heinrich Kautsch [Pragë (1859) – Vjenë (1943)]
Pavarësisht se viti i lindjes (1404) dhe i vdekjes (1467) së heroit tonë kombëtar janë të gabuar, Aurenc Bebja, në mirënjohje të punës së skulptorit Kautsch dhe me anë të blogut të tij, sjell këtë dokument për publikun shqiptar:
Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468)