![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/11/Rama-me-duar-708x400-1.jpg?fit=708%2C400&ssl=1)
Media britanike sulmon kryeministrin Rama: – Shoku i Blair që fajëson “Brexit” për emigrantët, nuk është si liderat e tjerë
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/11/Rama-me-duar-708x400-1.jpg?resize=609%2C343&ssl=1)
Kryeministri, Edi Rama
13 Nentor 2022
Gazeta britanike The Times i ka dedikuar një profil kryeministrit Edi Rama, i cili është në qendër të vëmendjes pas replikave në distancë me politikanët britanikë për çështjen e fluksit të lartë të emigrantëve shqiptarë.
“Kryeministri i Shqipërisë nuk është si liderët e vendeve të tjera.
Por ai është ende një politikan. I përballur me deklaratat e fundit të diskutueshme të Sekretares së Brendshme se azilkërkuesit shqiptarë janë pjesë e një “pushtimi” të Britanisë dhe se disa prej tyre janë në të vërtetë kriminelë, ai reagoi me shkathtësi dhe fajësoi politikat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan ndër të tjera gazeta britanike.