Media franceze: Covid, spitalet në Ballkan drejt kolapsit dhe me mungesa mjekësh
Media franceze: Covid, spitalet në Ballkan drejt kolapsit dhe me mungesa mjekësh
29 NËNTOR 2020
Rritja e rasteve të koronavirusit po içon spitalet në Ballkan drejt pikës së kolapsit, ka raportuar Agjencia France Presse (AFP).
Pas gati një viti të mbajtjes së shpërthimeve ku epidemia është mbajtur pak a shumë nën kontroll, infeksionet kanë filluar të rriten. Ballkani Perëndimor, një nga rajonet më të varfra të Evropës, dhe tani po përballet me dyfishimin e numrit të vdekurve vetëm muajin e fundit, për të arritur afro 10,000.
“Situata më kujton luftën dhe kam frikë se mund të përkeqësohet edhe më shumë gjatë dimrit,” i tha AFP mjeku, i cili kërkoi anonimat.
Kriza po ekspozon boshllëqet në sistemet e kujdesit shëndetësor që kanë vuajtur prej kohësh nga financimi i ulët dhe një krizë e ikjes së trurit, me një eksod të mjekëve dhe infermierëve të rinj premtues që largohen për të kërkuar paga më të mira dhe trajnime jashtë vendit.
Edhe para se të fillonte pandemia, Ballkani kishte disa nga nivelet më të ulta të dendësisë së mjekëve në Evropë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Spitalet tani po përballen me mungesa të mëtejshme pasi vetë personeli mjekësore është viktimë e sëmundjes së frymëmarrjes.
Në Serbi, rreth 2,000 punonjës mjekësorë janë detyruar të vetëizolohen ashtu si pavionet mjekësore po shohin një rritje të madhe të pacientëve që mbushin shtretërit në kryeqytetin Beograd. “Unë kurrë nuk kam pasur një përvojë të tillë në karrierën time profesionale”, tha Rade Panic, presidenti i një sindikate të mjekëve serbë të premten në kanalin televiziv rajonal N1.
“Nuk kisha vend për pacientë që ne i konsiderojmë të rinj nga mjekësia, nuk kisha ku t’i transportoja”, shtoi anesteziologu, i cili punon në “zonën e kuqe” të një spitali që trajton rastet më të rënda Covid-19.
Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë të gjitha në dhjetëshen e parë të Evropës kur bëhet fjalë për nivelet më të larta të vdekjes për frymë në kontinent. Megjithatë, qeveritë në rajon kanë hezituar të kthehen në bllokimet drastike të vendosura në fillim të pandemisë, në vend të kësaj vendosin për kufizime më të lehta siç janë mbyllja e hershme e restoranteve.
Gazeta Shqip