
Media greke: – Berisha drejt rikthimit në pushtet! – Kush është LaCivita, njeriu i Trump që do drejtojë fushatën…
23 Shkurt 2025
Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, në zgjedhjet që do të mbahen në 11 maj të këtij viti.
“Ne jemi sot këtu sepse duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump dhe SHBA-në”, tha LaCivita në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të tij nga Berisha.
Në të njëjtën kohë ai e ktheu zjarrin kundër kryeministrit aktual, Edi Ramës.
“Kryeministri aktual nuk është gjë tjetër veçse një kukull e George Soros. Ju nuk mund të jeni një kukull e George Soros dhe një mik i SHBA-së. Thjesht nuk është e mundur”, shtoi ai.
Të dielën, më 23 shkurt, Sali Berisha ka caktuar një fjalim fushate në Athinë në stadiumin e ‘Irinis ke Filias’. Synimi i tij është të bindë sa më shumë shqiptarë në diasporë që të votojnë me postë në zgjedhjet e 11 majit, pasi afati i regjistrimit në platformë skadon në 4 mars.
Një thirrje për regjistrim masiv në platformën e votimit me postë po drejtohet njëkohësisht edhe nga politikani grek në Shqipëri, Vangjel Dule, kryetar i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i cili përfaqëson minoritetin grek në parlamentin shqiptar.