Media greke: – Burime nga Brukseli, Greqia do pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
12 Dhjetor 2023
Kathimerini ka bërë një tjetër shkrim, ku edhe një herë thekson se Greqia do të bëhet pengesë për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Për “E kathemerini” burimet diplomatike nga Brukseli rikonfirmuan ditën e sotme qëndrimin e Greqisë se nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE nëse nuk do të ketë një progres për çështjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Sipas medias greke “Këshilli Europian për çështje të Përgjithshme ka diskutuar për zgjerimin, përfshi mundësinë e ndarjes së proceseve integruese të Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.”
Kujtojmë që disa herë Greqia ka paralajmëruar se do i vendosë bllokadë për Shqipërinë nëse nuk do të lejohet që të betohet Beleri si kryetar i bashkisë së Himarës. Ditën e djeshme GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për një leje të posaçme për betimin si kryetar bashkie. Beleri është arrestuar që prej muajit maj për blerje të dyshuar votash.