Mediat britanike: – Putini u përpoq të shpërthente një armë bërthamore, por i ndodhi e papritura e madhe
20 Tetor 2022
Presidenti rus Vladimir Putin u përpoq të shpërthente një armë bërthamore, por planet e tij u “sabotuan”, ka pohuar një burim i brendshëm. Kështu shkruan media britanike Mirror.co.uk, që thotë se ka mësuar se drejtuesit e lartë në Kremlin po “sabotojnë” planet e tij për të përdorur armë atomike ose mund të ketë probleme për shkak të dështimeve teknike.
Sipas Mirror ditët e fundit, ka pasur një sërë mesazhesh dhe paralajmërime të ndërlidhura të navigimit rus që tregojnë teste ose stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejtë.
Deri më tani, ka pasur pak indikacione për ndonjë testim të madh, megjithëse data përfundimtare për një ndërprerje të tillë në Detin Barents është 22 tetori.
Në të njëjtën kohë, thekson kjo media, ka pretendime se në fillim të këtij muaji Putin urdhëroi dy teste raketore bërthamore të cilat në fakt nuk u zhvilluan.
Valery Solovey, një ekspert dhe ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës [MGIMO], një shkollë trajnim për spiunët dhe diplomatët, tha: “Vendimi i [Putinit] për përdorimin e armëve bërthamore taktike [në konfliktin e Ukrainës] do të përballet padyshim me rezistencë”.
Gazeta Sot