Mediat e huaja, jehonë protestës/ “Washington Post” shkruan për aksionin opozitar
12 Nentor 2022
Media e njohur “Washington Post” i ka kushtuar një artikull protestës së sotme në Tiranë nga opozita.
Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare protestuan të shtunën për rritjen e çmimeve në vend, duke fajësuar qeverinë.
Mbështetësit e opozitës u mblodhën para Kryeministrisë, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, shkruan “Washington Post”.
Protesta ishte kryesisht paqësore, por në fund disa protestues thyen kordonin e policisë dhe spërkatën me bojë të kuqe dyert kryesore të godinës së qeverisë. Të tjerë ndezën qirinj për të kujtuar dy personat e vrarë.
Policia ndërhyri dhe pati një protestues të shoqëruar.
Shqipëria ka parë një rritje çmimi prej 8% këtë vit, veçanërisht për ushqimet bazë dhe karburantet pas pushtimit rus. Mbështetësit e opozitës kanë fajësuar gjithashtu Ramën për mijëra të rinj që largohen çdo vit nga vendi në kërkim të një jetë më të mirë.
Rama thotë se kabineti i tij e ka mbajtur inflacionin të ulët në krahasim me inflacionin dyshifror kudo në Europë dhe ka vënë në dukje se qeveria subvencionon energjinë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla, vijon më tej artikulli.
Protesta u organizua nga Partia Demokratike ku mori pjesë edhe lideri i saj Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër 78-vjeçar dhe ish-presidenti Ilir Meta, tani lider i Partisë së Lirisë.
Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin opozitën, e cila është zotuar të dyfishojë pagat dhe pensionet nëse kthehet në pushtet./ CNA.al