19 Prill 2025

Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga këshillimi për projektin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë. Mediat gjermane si Merkur.de dhe Tz.de  bëjnë me dije se kjo u njoftua nga këshilli i qytetit ditën e sotme.

Sipas shkrimit të mediave gjermane, shkak për këtë vendim u bënë protestat nga ambientalistët shqiptarë dhe të huaj. Jo vetëm kaq, por kritika ndaj këtij projekti pati edhe nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.

Pjesë nga shkrimi i mediave:

Konsiderohet si lumi i fundit i egër i Evropës dhe aktualisht aty po ndërtohet një pistë dhe kullë kontrolli: bëhet fjalë për lumin Vjosa në Shqipëri. Qeveria atje po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – pavarësisht rezistencës së ashpër nga konservatorët vendas dhe kritikave nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Projekti ka një lidhje me Mynihun: Filiali i ‘Munich Airport GmbH’, Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut është duke vepruar si këshilltar. Siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën (8 prill), Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut do të tërhiqet nga ky aktivitet në fund të prillit.

Partia e Gjelbër e mirëpriti këtë në një deklaratë, por paralajmëroi se angazhime të tilla të dyshimta duhet të shmangen në të ardhmen.

Opozita shqiptare jo vetëm që e ka kundërshtuar projektin në planin e mbrojtjes së mjedisit, por edhe në planin ekonomik, duke e quajtur si një gjobë të madhe mbi shqiptarët