Foto: Dh. Kamarda

” Gjuha shqipe është e lidhur shumë ngushtë me gjuhën greke. Të dyja gjuhët qëndrojnë përballë njëra-tjetrës si binjake por shqipja, mbi të gjitha në leksikë, merr pjesë më shumë se greqishtja me elementin e ashtuquajtur pellazgjik-italik. Nga ana tjetër, arsyet e gjuhës, sikur të ato të historisë, doket e traditat provojnë se shqiptarët vijnë drejpërdrejt prej Iliro-Maqedonasve dhe nga Epirotët e lashtë duke dhënë mendimin mjaft të mundshëm ku del që shqiptarët janë pasardhësit e Pellazgëve, pra Pellazgët e rinj, ashtu sikur janë Helenët e rinj grekët e sotëm!”

Dhimitër Kamarda lindi më 23 tetor të vitit 1821 në Katundin Hora e Arbëreshëve në Sicili dhe vdiq më 1882.
Ishte një gjuhëtar e atdhetar arbëresh, botues i folklorit, me formim shkencor edhe në fushën e Gjuhësisë Indoevropiane. Vepra e tij kryesore, ” Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe, është e para vepër shkencore nga një studjues shqiptar, që i trajton faktet e gjuhës shqipe në planin historik krahasues. Dhimitër Kamarda dha një ndihmesë të rëndësishme duke botuar më 1869 ” Alfabetin e përgjithshëm të shqipes”. Ai la poashtu në dorëshkrim një gramatikë të gjuhës shqipe.