Mendimi i ish Diplomatit: – Katër skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. –
Mendimi i ish Diplomatit: – Katër skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
25 Tetor 2019
Ish-diplomati dhe studiues i Ballkanit në Forumin Gjeopolitik të Kembrixhit, Timothy Les ka përmendur katër skenarë të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. I pari sipas tij, është skenari i arritjes së një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e nxitur nga interesat e tyre për ta zgjidhur më në fund statusin e Kosovës, e kjo do të bëhej edhe me presionin diplomatik të Washingtonit. Por nisur nga “vija e kuqe”, e Serbisë, kjo do të nënkuptonte një ujdi të bazuar tek ideja e ndarjes në këmbim të njohjes”, thotë Less.
Shanset për këtë janë të pakta, sepse shqiptarët duken të palëkundur në kundërshtimin e ndarjes dhe qeveria e re në Prishtinë do të përbëhet nga politikanë që nuk duan as të flasin me Serbinë, mendon ai. Për ekspertin, Gjermania po punon tani në nivel ndërkombëtar me Francën për të bllokuar idenë e ndarjes, ndërsa Moska kundërshton çdo marrëveshje që zvogëlon varësinë e Serbisë nga Rusia.Kjo, argumenton Les, lë të hapur mundësinë e një skenari tjetër ku ideja e ndarjes përsëri është jashtë tryezës. “Kjo nënkupton ose pëlqimin e Serbisë për të njohur Kosovën pa kushte, ose në fund të fundit, për të mbajtur një status-quo. Problemi me njohjen e pakushtëzuar është fakti që Serbia e ka bërë të qartë ndër vite se nuk do të njohë Kosovën pa ndonjë kompensim”.
Nga ana tjetër, amerikanët thekson Les, janë të vendosur të “shtyjnë” Rusinë jashtë Ballkanit dhe dëshira e shqiptarëve për t’i dhënë fund “boshllëkut ligjor”, të Kosovës i nxit ata të kërkojnë zgjidhje për statusin. “Nëse Serbia refuzon të njohë një Kosovë të pavarur, e vetmja mundësi është të përpiqemi për bashkimin me Shqipërinë, një zgjidhje që shumica e shqiptarëve të Kosovës do ta pranonin” shprehet ai ndërsa sheh një lloj “tërmeti rajonal”, si një nga skenarët potencialë. Ai thotë se Serbia nuk mund ta pranojë integrimin e pjesës veriore të Kosovës në shtetin kombëtar shqiptar dhe shprehet i bindur se një kërcënimi të tillë, Serbia do t’i përgjigjej me aneksim të veriut të Kosovës. “Kjo do të çonte në një konfrontim ushtarak, përndjekjen e serbëve të mbetur nga pjesa jugore e Kosovës dhe përpjekjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të shkëputen nga Serbia, si dhe krizën e shtetësisë në Serbi, e cila do të urdhërohej nga nacionalistët vendas”, arsyeton Less.
Ai shikon më tej mundësinë e një Shqipërie të bashkuar edhe si shans I ri gjeo-strategjik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilës pa dyshim do të përpiqeshin të aneksonin territorin e tyre në këtë Shqipëri të re. Në vend të kësaj, Les beson se SHBA-të do të këmbëngulin që këto kombe të heqin dorë nga përpjekjet e tyre dhe nga ana tjetër u garantojnë atyre vetëqeverisje brenda shteteve ekzistuese. Ai gjithashtu beson se shumë çështje në Ballkan do të mbeten të pazgjidhura, përfshirë statusin përfundimtar të serbëve në Bosnje dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të cilët ende duan të bashkohen me shtetet e tyre. Ish diplomati i Ballkanit, konkludon se rajoni është në prag të një riorganizimi tjetër, i cili do të shënojë fundin e organizimit pas Jugosllavisë, pas së cilës Serbia dhe Shqipëria do të zgjerojnë kufijtë e tyre dhe serbët dhe kroatët si dhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriun do të njihnin “de fakto”.
©Copyright Gazeta SHQIP