Menduam se moti më në fund u qetësua, por po afrohet anticikloni më i fuqishëm në rajon! Java e dytë e shkurtit risjell reshjet, parashikimi për muajin
Menduam se moti më në fund u qetësua, por po afrohet anticikloni më i fuqishëm në rajon! Java e dytë e shkurtit risjell reshjet, parashikimi për muajin
6 shkurt 2021
Me ngritjen e temperaturave të këtyre ditëve u mendua se erdhi më në fund qetësimi i motit pas një janari shumë aktiv me reshje ekstreme shiu.
Por këto të fundit do rikthehen përsëri duke filluar nga nesër (e hënë).
Të gjithë modelet e parashikimit të motit flasin orët e fundit për një dislokim të ajrit ekstrem të ftohtë polar në drejtim të Gadishullit Ballkanik gjatë muajit shkurt. Madje afër datës 12 Shkurt një ciklon do të krijohet mbi Gadishullin Ballkanik, sipas parashikimeve.
Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së diel mbi vendin tonë do depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.
“Në këtë mënyrë dita e hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë”.
Kjo do të bëjë që në gjithë territorin prurjet në lumenj të rriten, duke rrezikuar kështu edhe përmbytje.
Edhe sipas llogaritjeve të IGJEUM, “nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjëve Drin dhe Buna, pritet rritje e ndjeshme e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës.
Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve”.
TEMPERATURAT
Sot (e diel, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 18 °C
në vendet malore: 5 / 15 °C
Gazeta dita