“Mentalitet Titist, po marr borxhe pas meje ndodh qameti!”- Malaj tregon rreziqet e ekonomisë: – Ta përgatisësh popullin për krizë dhe pastaj të flasësh për satelitë…
“Mentalitet Titist, po marr borxhe pas meje ndodh qameti!”- Malaj tregon rreziqet e ekonomisë: Ta përgatisësh popullin për krizë dhe pastaj të flasësh për satelitë…
28 tetor 2021
Ish-ministri i Financave Arben Malaj paralajmëroi rreziqe dhe pasoja në ekonominë shqiptare si pasojë e borxheve të marra nga qeveria.
Duke folur në emisionin “Frontline” në “News 24”, Malaj tha se borxhi është marrë për të mbështetur PPP-të dhe nuk është sqaruar përse do përdoren paratë.
“A duhet Eurobondi? Është një instrument për të financuar ekonominë. Ajo që të shqetëson ka të bëjë me kënaqësinë publike të kryeministrit që ne po marrim borxh, pa sqaruar përse merren këto para. Nëse merren për rindërtimin bie madhëria e Konferencës së Donatorëve. O qeveria ka gënjyer për shumën, ose ka dështuar ti thithë.Paratë që janë dhënë në Konferencën e Donatorëve ka mashtrim publik. Shifra reale që është premtuar nuk është ajo.
Qëllimisht janë ngatërruar shifrat. Qeveria ka manipuluar opinionin publik. Krizat menaxhohen me kredibilitet publik dhe jo me mashtrime. Qeveria ka ulur kredibilitetin e saj publik. Rindërtimin nuk po e bëjnë donatorët. Ne marrim borxh me norma luhatëse që do të thotë që po lajmërohet se për shkak të rritjes në inflacionit qeveritë rrisin kostot e parasë me bankat qendrore. Po u rrit do kapë edhe borxhin që ke marrë. Këshilla që i është dhënë qeverisë është hiqni dorë nga projektet e mëdhja PPP-të dhe fokusohuni tek mbrojtja sociale dhe mos rrisni borxhin, por riskeduloni shpenzime. Sa vite ka që hidhen para në Rrugën e Qukësit? Që nga 2009-ta, ku janë këto para?! Nuk ka përfitime ekonomike”, tha ish-ministri i Financave.
“Borxhi që është marrë është për të mbështetur PPP-të. Rritja ekonomike me borxhe krijon varfëri. Nuk të rritet ekonomia duke marrë borxh, por reforma strukturore, me çfarë efiçense i përdor. Ministrja nuk mund të ketë buzëgaz duke marrë borxh. Para pak ditës doli raporti i BB dhe alarmoi që Shqipëria nuk ka hapësira. Do të kemi më shumë për varfër, më shumë biznese që kërkojnë ndihmë. Rritja e borxheve për të larë borxhe do të ketë risqe, është e rrezikshme. Nuk mund të qeverisë me mentalit Titist që po marrim borxhe edhe s’ka gjë kush i paguan, pas meje ndodh qameti. Vizion është kur merr përgjegjësi për vendin. Kjo është të qeverisësh me madhështi mbi marketingun për vetveten. Ky nuk është vizion, vizion është të marrësh përgjegjësi për vendit tënd. Ti thuash popullit dy muaj përpara që përgatituni për krizën dhe thua se në Mars 2022 do të hedhim 2 satelitë”, shtoi Arben Malaj.
Gazeta Panorama