Mentor Kikia: – Kush nuk i ka 5€ për shezllon të lahet në Lanë? Bregdeti është i oligarkëve
Mentor Kikia: – Kush nuk i ka 5€ për shezllon të lahet në Lanë? Bregdeti është i oligarkëve
18 Korrik, 2019
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se plazhet shqiptare janë zaptuar nga bizneset private dhe nuk kanë mbetur më plazhe publike.
Mentor Kikia: Ai që do të bëjë biznes, merr sipërfaqen që i takon, paguan taksa, por kjo nuk do të thotë që duhet të përjashtohet nga e drejta për të bërë plazh edhe ai që nuk i ka ato 5 euro. Ai që nuk i ka ato 5 euro që të ulet tek ky shezllon çfarë duhet të bëjë? Duhet të shkojë të lahet në Lanë ai?
Dritan Hila: Ti këtë llogjikë pse nuk e pranon kur shkon në një restorant me 5 yje dhe të vijë një tjetër. Lëre atë se po vjen me bukë me vete.
Mentor Kikia: Nuk po i shkon pushuesi shqiptar t’i ulet në shezllon, as në tavolinë me bukë me vete. Duhet që në këtë pjesë të territorit që quhet Republika e Shqipërisë çdo shtetas ka të drejtë ta vërë prapanicën në rërë dhe të lahet në det. Të shkosh në plazhet e gjirit të Durrësit kanë mbetur apo nuk kanë mbetur 300 metra rërë plazh publik. Unë e shkel plazhin çdo vit. Nuk ka mbetur më rërë pa ngulur shezllonet.
Duke replikuar me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, Kikia u shpreh se bregdeti shqiptar sot është i oligarkëve dhe jo bregdeti i turizmit që duam ne.
Mentor Kikia: Në Gjirin e Lalzit është mbushur me vila. Unë nuk di që një njeri i pasur nga Tirana, që blen vilë në Gjirin e Lalzit ta lëshojë në verë me qira për pushuesit, sepse nuk ja ndjen fare për ato 100 euro, që do t’i japi ai pushuesi.
Blendi Klosi: Këtu po kërkohet që ne të kemi më shumë hoteleri, më shumë shërbime.
Mentor Kikia: Por këto nuk janë të gjithë hotele, këto janë shërbime salltanetesh. Shumë zona turistike janë zona të të pasurve tani që kanë nga një vilë në Tiranë, një në Vlorë, edhe një në Durrës që ta ketë këtu afër. Ky është bregdeti. Ky është bregdeti i oligarkëve, nuk është bregdeti i turizmit që duam ne.