Mentor Kikia paralajmëron goditjen e rëndë për Partinë Demokratike
Mentor Kikia paralajmëron goditjen e rëndë për Partinë Demokratike
20 SHTATOR 2021
Gazetari Mentor Kikia, duke komentuar situatën brenda selisë blu, paralajmëron se Partia Demokratike rrezikon të falimentojë.
“Nuk ka njeri që nuk di gjënë me elementare, gjatë këtyre tetë viteve, Berisha dhe Basha kanë qenë një. Në momentin kur kjo bashkëjetesë u prish, filloi lufta për ta ndarë. Basha do tregohej lider nëse do të dilte e do të deklaronte që ‘është vendim i im dhe unë e mbroj”. Por, Basha, pasi e deklaroi, bëri gjithçka për të bindur demokratët, që unë nuk doja ta merrja, por më detyruan”, tha ai.