Mentor Kikia: – Per here te pare une jam me hajdutin ordiner!
8 Janar 2023
Per here te pare une jam me hajdutin ordiner!
Faleminderit qe zbuluat hajdutin qeveritar!
Nuk di se cfare duhet te ndodhe me ne kete vend per ta quajtur llumin e llumrave!
Lajmi ktu nuk eshte se nje patruese vodhi 500 mije Euro ne shtepine ku punonte. Por qe e zonja e shtepise, qe kishte kaq shume para cash, ishte nje zyrtare e larte e qeverise. As me pak e as me shume, por Drejtoreshe e Koncesioneve, kur jane dhene edhe koncesionet e inceneratoreve, dhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt, ne cdo ministri ku ai ka drejtuar.
Pikerisht kjo zyrtare mbante ne shtepi kaq shume para.
Ky eshte skandali, pastruesja hajdute duhet falenderuar qe e zbuloj kete skandal.
Pasi prokuroria deri tani per inceneratoret nuk kishte guxuar ti afrohej asnje njeriu qe kishte lidhje me Arben Ahmetajn.
Zoterinj prokurore, ja ku e keni nje hajdute.
Jo pastruesen, por shefen e kabinetit te ministrit.
– Nga FB: Mentor Kikia