Merkel: “Një Evropë me të vërtetë e bashkuar” përfshin Ballkanin Perëndimor
Kancelarja gjermane riafirmon përkushtimin për zgjerimin e BE-së.
Evropa do të bashkohet vërtet kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE, tha të hënën Kancelarja gjermane Angela Merkel.
Vërejtjet e Merkel përfaqësuan një rikthim të fortë të angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide që është jopopullore me disa qeveri të BE dhe shumë votues në Evropën Perëndimore. Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur disa here skepticizem për zgjerimin në vitet e fundit.
Merkel ishte duke folur në një ngjarje në Hungari për të shënuar 30 vjetorin e “piknikut pan-Evropian” – një ngjarje ku 600 shtetas hungareze vendosen te kalojne kufirin per ne Austri, dhe e vlerësuar si një moment kryesor në rënien e Perdes së Hekurt e me tej në bashkimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore.
Por kancelari tha se uniteti Evropian nuk do të ishte i plotë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE.
“Nëse shikoni hartën, atëherë do të ketë vetëm një Evropë të bashkuar vërtet me shtetet e Ballkanit Perëndimor,” u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez të Sopron.
Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE-së. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende kandidate zyrtare për anëtarësimin në BE, ndërsa Bosnja-Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si “kandidatët e mundshëm”.
Si Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë të angazhuar në bisedime të anëtarësimit për vite me rradhë. Ministrat e BE vendosën në qershor të vonojnë një vendim nëse do të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri të paktën në tetor, kryesisht për shkak të rezistencës nga Franca dhe Hollanda.