Merr fund shqetësimi mbarëbotëror, shpiket ajo çka të gjithë kanë nevojë

Korrik 2020 

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra.

Nëse teknologjia e tyre do të përdoret në masë, atëherë do të sillte një ndryshim rrënjësor në “betejën” për burime energjie më ekologjie dhe efikase.

Skuadra e kërkuesve nga Universiteti “Monash” në Melburn thotë se bateria e tyre, e përbërë nga sulfur litiumi, është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale.

Shpikja e tyre është pranë miratimit dhe nxjerrjes në treg dhe ata thonë se do të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

o.j/dita