“Merrni para nga Irani”, deputeti shpërthen në akuza të forta ndaj PS: Kush e ka serverin e të dhënave personale të shqiptarëve?!
“Merrni para nga Irani”, deputeti shpërthen në akuza të forta ndaj PS: Kush e ka serverin e të dhënave personale të shqiptarëve?!
06/11/2019
Pas debatit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, deputeti i opozitës Ralf Gjoni akuzoi PS-në se financohet nga Irani, si për kapjen e eksponentëve të saj në skemën e vjedhjes së votave.
Në vazhdim të diskutimit, Gjoni thekson se duhet të ketë shqetësim në lidhje me kompanitë telefonike që kanë pronarë turq, e cila bën të rrezikohet privatësia. Deputeti i opozitës parlamentare konsideron më të rëndësishme depërtimin e parave të trafikut të drogës dhe të mafias italiane në Shqipëri.
‘’Dua të marr disa pika që keni propozuar. Kam informacione për financime ruse në disa portale. Por, këtë nuk mund ta provoj. Prandaj kemi nevojë për strukturat e sigurisë, bashkohem me mendimin e zotit Bushati që të mobilizohet organet e sigurisë.
Ju flisni për të dhënat personale. Kush i ka dy prej kompanive më të madhe dhe celulare, Rusia apo Turqia? Në një vend tjetër ballkanik, kush e ka serverin e të dhënave personale të shqiptarëve që është transferuar jashtë territorit? Nuk po e përmend
Mbi dezinformimin. Kush dizinformon? Ne po dizinformojnë, që s’kemi portale e s’marrim financime?! Kush përbën më tepër rrezik sot Rusia, Turqia, apo paratë e drogës të lidhura me Italinë e klanet mafioze si Ndrageta apo dhe ata tuajt që kapen në përgjime për vjedhje votash?!
Ju nuk flisni për Iranin, që financon media, parti, edhe partinë tuaj. Ata operojnë dhe nga qeveria edhe nga pjesa jashtë saj. Nuk quhet ndërhyrje e huaj kur ngritët lapidar për Erdoganin për Turqinë?! Duhet të jemi serioz për ndërhyrjet e huaja, nuk flasim për ndërhyrje të huaja nëse s’flasim për ndërhyrje të paligjshme kriminale. Ju ftoj ta tërhiqni këtë rezolutë dhe ta rishikoni’’, përfundoi Gjoni.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/