Mesazhi i koduar i Metës për Ramën, Bashën dhe…Monikën!
Mesazhi i koduar i Metës për Ramën, Bashën dhe…Monikën!
30 Janar 2020
Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë një mesazh partive politike për nevojën e një dialogu të hapur dhe pa manipulime. Pavarësisht se Meta nuk i referohet tryezës politike ku partitë janë ulur për të formësuar një reformë zgjedhore, Presidenti Meta flet për nevojën e një dialogu ku të dëgjohet dhe zëri i qytetarëve dhe të respektohet liria e zgjedhjes dhe fjalës.
Deklarata e Metës në facebook:
Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit.
Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar!
©Copyright Gazeta SHQIP