Mesazhi i Presidentit Meta: – Nuk duhet lejuar të ndodhin më prishje të trashëgimisë historike e kulturore. Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit të vitit 1967!
Mesazhi i Presidentit Meta: – Nuk duhet lejuar të ndodhin më prishje të trashëgimisë historike e kulturore. Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit të vitit 1967!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa ka vizituar xhaminë Kubelie në Kavajë është shprehur se nuk duhet lejuar të ndodhin më prishje të trashëgimisë historike e kulturore pasi mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit të vitit 1967!”.
Në një postim në rrjetin social Facebook Meta shkruan se kjo xhami është e ndërtuar në vitet 1700 dhe është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti.
“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më“, shprehet më tej Presidenti Meta.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Xhamia Kubelie në Kavajë e ndërtuar në vitet 1700 është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti.
Fatmirësisht nga ajo masakër kanë shpëtuar disa kolona, dëshmi se si arroganca e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme në çdo kohë për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore.
Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më.
Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit!