18 Mars 2025

Njeriu që shijonte luksin në jahtet dhe shtëpite e oligarkëve shqiptarë, dhe me pas bënte “avokatine” për shqiptarët e varfër.

Njeriu që natën bënte pazare e biznes me pushtetarët lokalë dhe ditën u bënte moral shqiptarëve për drejtësi dhe shtet të së drejtës.

Njeriu që, për herë të parë në historinë e diplomacisë ofendoi një popull të tërë duke i thënë se nëse nuk pranojnë opozitën e bekuar të saj dhe Edi Ramës do hanë bar.

Njeriu që ne abuzim te pushtetit e shperdorim te detyres mori deri dhe  “shërbime thellësisht personale” në një vend të cilin ndihmoi për ta thelluar varfërinë e mjerimin nga vjedhjet e plaçkistësve të Rilindjes, me në krye Ramën, ka dalë me turp nga shërbimi diplomatik amerikan.

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit,  ku ajo dorëzoi të gjitha kredencialet e postit që mbante, si zv/sekretare e parë për Euro-Azinë.
Urdhëri për shkarkimin e saj u siglua nga sekretari Rubio të premten e 14 Marsit të vitit 2025, ndërsa zonjës Kim ju dha e drejta që të hënën të mblidhte plaçkat në zyrë dhe të dorëzonte kredencialet.

Hashtag.al raporton se nga burime të mirëinformuara thuhet se zonjës Kim ju ofrua një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilin ajo e pranoi.

Kjo marrëveshje garanton se zyrtari pranon të ikë dhe merr pagë për 6 muajt në vijim, (deri në shtator) ndërsa ndaj zyrtarit pushohen hetimet administrative që mund të jenë duke u kryer.
Kjo marrëveshje nuk përfshin hetimet penale, por vetëm ato administrative, që lidhen me manualin e rregullave dhe detyrimeve të Departamentit të Shtetit.

Në të njëjtën datë është firmosur dhe shkarkimi i Michael Kasanoff, vartës i Yuri Kim dhe person i besuar i saj. Zoti Kasanoff vizitoi Tiranën në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, kur ai erdhi zyrtarisht për ceremoninë e “5 vjetorit të krijimit të SPAK-ut”.

Shkarkimi i Yuri Kim dhe i Michael Kasanoff është i ngjashëm me  shkarkimet që ju bënë gjykatësve dhe prokurorve në Tiranë, të cilëve ju dha mundësia të largoheshin vullnetarisht me marrëveshje.

Emrat e Yuri Kim dhe Michael Kassanof janë asgjësuar nga lista elektronike e Departamentit të Shtetit, ndërsa shkarkimi i saj me kontratë negociuese në fakt është përzënie përfundimtare nga sistemi i diplomacisë amerikane.

Ky është fundi i një pseudo diplomateje që nuk i ka shërbyer asnjë ditë shtetit amerikan, por interesave të George Soros dhe interesave të saja personale.