Meshari i Gjon Buzukut vepër e shqiptarëve për pavarsinë shpirtërore dhe identitet etnik
Nga Jaho Brahaj.
Meshari vepër e shqiptarëve për pavarsinë shpirtërore dhe identitet etnik
“Buzuku me Mesharin, e rendit Arbërinë, e pushtuar, përkrah vendeve e kombeve europiane, duke hapur dhe rrugën për pasardhësit, që tashmë i njohim”.
Gjon Buzuku është i ndergjegjshëm, se po i lë kombit të tij një ndermarrje të fuqishme, të pa ngritur nga askush para tij. Është i vetëdijshëm, se kjo fushë veprimi, atë e lartëson në një shkallë të pazakonshme për kohën, meqense shqipes i ka ngritur një monument të pamenduar prej askujt më parë.
Si e vë re edhe Injac Zamputi, ai kërkon ndjesë për gabimet e të metat e punës së vet, duke ju drejtuar lexusit dhe dëgjuesit: “E tash ju jam falur të gjithëve e luteni Tenzonë edhe për mue”.
Perpjekja dhe puna e Buzukut, është dëshmi e ndergjegjësimit të shqiptarëve, për të ecur në një hap me qytetërimin ballkanik e europian. “Meshari” është bashkëkohanik i botimeve europiane të ungjijve në gjuhë të ndryshme, të popujve të Europës. Për Arbërinë, kjo vepër kishte vlerë të dyfishtë: Ishte edhe Arbëria në hapin e kohës, masat popullore kanë “shkrimin e shejtë” në gjuhën e folur kombëtare dhe, nga ana tjetër, që për ne është shumë e rëndësishme, libri shqip, ishte ndergjegjsim e armë, për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Deri në pushtimin e Kostandinopojës nga turqit, popujtë e Europës, bënin përpjekje dhe krijonin iluzione, për një bashkim politik e ekonomik, ku natyrshëm do vazhdonte, të ishte gjuhë e kulturës latinishtja. Por kushtet historike, sollën proçesin e zhvillimit kulturor të kombeve, dhe si vepër më e dukshme, ishte perkthimi i shkrimeve fetare në gjuhët e popujve.
Buzuku me Mesharin, e rendit Arbërinë, megjithse të pushtuar, përkrah këtyre vendeve e kombeve europiane, duke hapur dhe rrugën për pasardhësit, që tashmë i njohim.
Kurse, ato që e përkrahën dhe ndihmuan në realizimin e këtij monumenti, tregojnë potencialin moral dhe intelektual të kombit për pavarsinë shpirtërore dhe kulturore dhe për identitetin etnik.
Kush e solli në dritë Mesharin.
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes, nëse botimi i Mesharit, është vepër e porositur nga kisha romane, apo është nismë e grupeve shoqërore shqiptare, ne do nisemi nga analiza, që i ka bërë kësaj çeshtje Selman Riza. Studiuesit e Mesharit, të gjithë janë njëzëri të mendimit, që Buzuku ka patur njohuri modeste në gjuhën latine. Prandaj është larg mendësh, që për një përkthim, qoftë Kuria e Romës, ose përfaqësia e saj në Shqipëri, të caktonte pikërishtë Gjonin, si përkthyes të vetëm. Nga ana tjetër shohim, që libri është shtypur në dy kollona me një ngushtësi rrjeshtash, gjë që flet për ngushticë mundësie financiare paguese, ose edhe nëqoftëse, ishin mundësitë financiare, ishte vështirë të sigurohej një sasi letre, sipas nevojave të shtypit.
Vetë Buzuku thotë, se gjatë punës përkthyese-botuese, ai sherbente si famullitar. Po të ishte se, kjo punë i është ngarkuar zyrtarishtë (publikishtë) nga eprorët, atëherë të paktën, do të lirohej nga detyra e zyrës së famullitarit, gjatë përiudhës së ndërmarrjes të kësaj pune, që kërkonte përkushtim. Duke njohur kronikën e përgjithshme të derës së Buzukëve, ndihmojmë në njohjen e potencialit financiar, që është vendimtar, për të realizuar një ndermarrje e tillë. Krijimi i letërsisë fetare, në gjuhën kombëtare të shteteve fqinjë, është faktor shtytës i domosdoshëm, për idenë e kësaj ndermarrje, por kjo mbështetjen e pati tek shqiptarët (aristokracia ushtarake e tregëtare), që jetonin në mes të botës së Perendimit dhe furisë së lubisë së pushtuesit.
Kata jetonin në mes të këtyre botëve, sepse, jemi të informuar, që ato fisnikë shqiptar, që u stabilizuan e jetonin në gadishullin Italian, e lanë në harresë nismën për lëvrimin e shkrimit të gjuhës shqipe, gjuhë e folur e banorëve të cfilitur të atdheut, dhe vazhduan me botimin e ribotimin e veprave të tyre, në gjuhën e kulturës europiane dhe në fakt edhe ato i shërbyen kulturës e kombit tonë. Ata nga atdheu, trashëguan kulturën gjuhësore të qytetërimit të kohës: greqishtë, latinisht e italishtë. Këto gjuhë i përdoren për t’i kënduar hymn e lavdi atdheut e luftës së popullit tonë, por duke qenë së u ingranuan në rrethet e fisnikërisë europiane, ato nuk e ndienin nevojën e lavrimit të shkrimit të shqipes.
Ndryshe është fillesa e Lekë Matrangës e të tjerët pas tij, që i drejtoheshin masave të gjëra shqiptarësh, megjithse jashtë atdheut, në fshatra e zona të izoluara.
Fisnikëria dhe aristokracia e ditur shqiptare jashtëatdheut, nuk kursenin as gjakun për atdheun, por ishin shkëputur nga atmosfera e vendit e larg “murtajës”, si e cilëson Buzuku, që kanoste identitetin kombëtar e gjuhësor.
Dokumentet e kancelerive të Europës, na njohin me gadishmërinë e fisnikërisë shqiptare të emigruar, për t’y kthyer në atdhe, për ndermarrje luftarake çlirimtare. E në këto kohë kemi edhe shembuj, kur ato u kthyen në atdhe, për të luftuar, si Muzakajt Aranitët, Dukagjinët nën udhëheqjen e Kastiotëve.
Kishte dhe një grup tjetër, që mendonin edhe për qëndresën e shpirtit kombëtar, krahas qëndresës së armatosur, në këto momente, kur flaka e qiriut përthyhej nga errësirat gllabëruse. Kjo shtresë kryesishtë rridhte e banonte nga territore qarkuese të qyteteve shqiptare, që dikur kishin patur shkëlqimn e zhvillimin në një hap me Europën Përendimore. Në shekujt XVI-XVII nga periferia e qyteteve shqiptare, ishin Bardhajt e Sapës, nga rrethinat e Lezhës, Budi i Matit, Bogdani e Mazrreku, të rrethinave të Prizrenit, Nikolla Mekajshi në mes të Beratit e Elbasanit, por nuk duhet të harrojmë, që në shekullin XVI, kemi nga dera e Zezajve, Gjon Brunin i cili kishte lidhje gjaku me Buzukun.
Pikërisht ky, në vitin 1551 ngarkohet në drejtimin e Dioçezit të Ulqinit, i cili ishte në Koncilin e Trentit në sesionin e vitit 1551. Ky merr pjesë edhe në sesionet e tjera, dhe është i vetmi ipeshkv, që ka mbetur në territoret shqiptare në këtë kohë.
Është koha më kritike për krishtërimin në tokat shqiptare, të gjitha kishat kishin mbetur pa ipeshkvinjë. Vetëm Gjon Bruni është me një funksion të tille. Mirpo, megjithëse kjo periudhe (1551-1557) është, një nga etapat më të veshtira, kur krishtërimi mendohej, se po rrënohej, këtë Gjon Brunin e shohim, që lëviz nëpër krahinat e Shqipërisë Veriore dhe rinderton kisha e kuvende katolike. Në vitin 1557 e gjejmë në Laç (Kurbi), që dokumentohet nga një mbishkrim në murin e kishës së Shnandojt, kurse Frang Bardhi na flet për rindertimin e disa kishave në Zadrimë, nga ky prelat shqiptar.
Për zbatimin e vendimeve të Koncilit të Trentit ne këto vite, në Shqipëri, besojmë, se nuk mundet të flitet. Këtu bjerrja dhe shthurja e organizimit kishtar është nga mungesa dhe padijes (mos përgatitjes) së klerikëve. Në këtë kushte me 5 janar 1555 botohet Meshari. Është e tepërt të permendim, që ky liber fetar shqip, është armë e mjet tepër i fuqishëm dhe efektiv për ruajtjen e etnokulturës shqiptare, ne një kohë sulmi, drobitje, shkatërrimi, deri ne shfarosje e zhdukje monumentesh kulti e laike, që ishin krijuar e trashëguar në shekuj. Sulmi ndaj Arbërisë, nuk ishte më, vetëm me forca ushtarake, si u bë në shekullin e XV, por tani ka filluar invazioni me pervetësime pasurishë të pa lujtëshme, me shkatërrim të institucioneve kishtare dhe zyrtarizimi i institucioneve, i gjuhës së shkruar dhe mësimeve të gjuhës së perandorisë.
Meshari është avangardë e qendresës së armatosur të shqiptareve të këtij shekulli e në vazhdim. Prandaj bindemi, që ky libër me vlerën e një institucioni të praktikimit fetar dhe shkollor shqipt, nuk është vepër e një personi të vetëm. Kur themi e një personi të vetëm, nuk flasim, se kush e perktheu dhe e korrektoi, sepse kjo është veprimtari e Gjon Buzukut, por ishte e lidhur me disa faktor të tjerë. 1) Kush do e përhapte në atdhe këtë monument. 2). Kush do merrte përsiper koston financiare për këtë vepër e perpjekje, që rrezikonte të dështonte nga një konfiskim, që pa u shpërndarë. 3). Kush e merrte përsiper barrën e konsultimit e të përzgjedhjes së pjesëve, që do perktheheshin.
Të gjitha të dhënat dokumentare, që njohim për çeshtjen e parë, na shpien tek, Gjon Bruni. Në të gjitha veprimet e qendresës shqiptare së këtij shekulli e më vonë shohim, se janë të angazhuar në levizje klerikët dhe ipeshkvët shqiptar. E dyta, Gjon Bruni e mori detyrën më 1551 (Ipeshkv i Ulqinit), ky duhet të jetë faktori i vetëm dhe garanci, që Meshari do shkonte në dorën e famullitarëve shqiptarë.
Po të mos ekzistonte ky besim i garantuar, përpjekja për përkthimin dhe botimin e librit, do ishte i kotë dhe pa vlerë. Deri me sot në studimet e penave shqiptare, është bërë objekt studimi e debati çeshtja, se a ishte në kundershtim me Vatikanin botimi i një libri në shqip me permbajtjen, që ka Meshari. çabej e pohon të vertetën kur thotë: “…Kjo punë është bërë nen gunë…” Jo vetëm, që kjo punë është bërë nën gunë, por dhe me një prerspektive të sigurtë, që ky tekst shqip. do shkonte tek veshi e mendja e shqiptarëve, si e vetmja mënyrë e kohës, për të mbajtur gjallë, qoftë edhe me flakën e një të vetmi qiriu, këtë veprimtari masive të mesjetës, me efektshmëri të jashtëzakonshme, që kishte gjuha amtare.
A u ndermor ky veprim nga shqiptarët me qëllim, që të hynin ne vallen e reformës e kundrareformës? Përgjigjen në bazë të njohurive, që kemi, nga rrethanat historike të kohës e japim pa ekuivoke: Jo. Shqiptarët as, që kishin kohë të mendonin për gjëra të tilla. Ato botimin e teksteve fetare të kombeve të ndryshme, në gjuhën e tyre e vlerësonin, si një armë të fuqishme dhe e përvetësuan këtë praktikim, për të mbrojtur qytetërimit e tyre dhe krishtërimin e në këtë mënyrë në radhë të parë, për të bërë qendresë, si e thotë vetë autori i Mesharit, “murtajës”, së ideologjisë e kulturës së pushtuesve.
- Fragmente te monografise studimore: "Kronika e Deres se Gjon Buzukut" te autorit Jaho Brahaj.